20:24 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shefi i delegacionit për dialog: Të zbatohen marrëveshjet e arritura me Serbinë

Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, shef i delegacionit, kanë zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch, në Bruksel.

Në këtë takim, delegacioni nga Kosova prezantuan rezultatet e punës së tyre në procesin e dialogut, me ç’rast zyrtarët e Bashkimit Evropian vlerësuan punën e delegacionit të Kosovës, duke u ndarë të kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces.

Delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes.

Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion brenda përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Shefi i delegacionit,  Avni Arifi janë të përkushtuar që të gjitha marrëveshjet pa asnjë dallim të  implementohen menjëherë./Indeksonline/