11:07 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shefi i OSBE-së viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (Foto)

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadori Jan Braathu ka vizituar sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, raporton Indeksonline.

Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri është një akademi shumë aktive, në të cilën ushtrohen aktivitete të shumta.

Përpos kësaj kjo Akademi vazhdimisht është vizituar nga përfaqësues të lartë shtetërorë të vendit dhe të huaj.

Në këtë Akademi poashtu bëhen edhe trajnime policore shumë të rëndësishme të vendit./Indeksonline/