16:37 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Shefi i Ushtrisë Serbe: KFOR-i na ka paralajmëruar për cenim të sigurisë në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviç, tha se “në prag të festave të Krishtlindjeve nga KFOR-i, ai mori informacione se në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës mund të ketë cenim të sigurisë”, shkruan novosti.rs

“Për fat të mirë, për momentin gjithçka është e qetë dhe të qëndrueshme dhe jam i sigurt se forcat e KFOR-it kanë marrë të gjitha masat dhe se do të mbeten kështu”, ka thënë gjenerali Dikoviç,Insajderi.

Dicovic bashkë me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, kanë vizituar Bujanovcin me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.