16:20 / E Enjte, 16 Gusht 2018

Shembja e urës në Genoa, Serie A konfirmon shtyrjen e këtyre ndeshjeve

Serie A zyrtarisht ka njoftuar se ndeshjet, Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa janë shtyer pas shembjes së urës në Genoa.

Ura, ”Ponte Morandi” është shembur në mëngjesin e së martës, ku si pasojë e kësaj 38 njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar. Numri i viktimave pritet të rritet.

Dy klubet nga Genoa kërkuan që të mos i zhvillojnë ndeshjet këtë fundjavë si dhe pjesa tjetër e kësaj jave të mos zhvillohet, shkruan IndeksOnline.

Këtë pasdite, Serie A ka konfirmuar se dy ndeshjet në fjalë janë shtyer, por nuk ka informacion tjetër për tetë ndeshjet tjera.

”Presidenti i Serie A ka marrë kërkesa për shtyrjen e ndeshjeve të dy klubeve nga Genoa pas atij incidenti tragjik. Dhe kështu, shtyhen ndeshjet, Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa”.

”Datat për zhvillimin e këtyre ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët e ardhshme, në përputhshmëri me rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/