Shembja e urës në Miami, rritët numri i viktimave
Numri i të vdekurve nga shembja e urës në Miami është rritur tani në nëntë.
Policia konfirmoi këtë mëngjes se tre vetë u gjetën të vdekur në makinat që ishin bllokuar pasi ura ra në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës (FIU) të enjten, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’ përcjell Indeksonline.
Ura e cila u shemb ishte 950 ton dhe kushtonte 14.2 milion dollarë (10.1 milion funte)./Indeksonline/