19:42 / E diel, 13 Gusht 2017

7 arsye pse thjerrëzat (lentet) janë më të mira se syzet!

7 arsye pse thjerrëzat (lentet) janë më të mira se syzet!

Lentet e kontaktit e vetmja zgjidhje përgjithmonë…

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ju rrëshqasin syzet gjatë stërvitjeve në palestër? Atëherë mirë se vini në klub. Syzet shërbejnë për një qëllim shumë të rëndësishëm dhe domethënës, por ndonjëherë mund të jenë vërtetë të bezidsshme dhe të ju vënë në siklet. Ja pse thjerrëzat janë zgjidhje më e mirë.

Ju në fakt mund të shihni se çfarë po ndodhë kur të aplikoni grimin.

Duke aplikuar grimin në modelin cat-eye, mund të jetë më e vështirë nëse mbani syze, ndërsa me anë të thjerrëzave vërtetë nuk e keni problem sepse mund të shihni! Vetëm sigurohuni që sytë tuaj të jenë të hidratuar mirë qysh gjatë natës dhe lentet e juaja mund t’i vendosni pa mundim.

Ju mund të shprehni aftësitë tuaja për grim.

Nuk ia vlen të grimoheni në mënyrë të veçantë nëse i tërë arti ju humbet prapa syzeve tuaja. Kjo mund të jetë një pengesë e madhe, andaj lentet ju ofrojnë më shumë hapësirë për të eksperimentuar me grimin dhe për t’u dukur bukur.

Mund të ecni lirshëm pa frikën nga rrëshqitja e syzeve.

Nëse fytyra juaj djersitet apo jeni në ndonjë aktivitet, atëherë syzet nuk qëndrojnë në vend. Çfarëdo lagështie apo lëvizje mund të ndikojë që syzet të ju rrëshqasin, ndoshta kur jeni më e zënë.

Ju mund të bëni joga – dhe të shihni veten njëkohësisht në pasqyrë.

Me anë të syzeve, ju duhet të lëvizni çdo sekondë për të rregulluar syzet, ndërsa me anë të lenteve e keni shumë më të lehtë procesin, për më tepër mund të shikoheni në pasqyrë, gjë që ndihmon në balansin tuaj dhe teknikën e pozitës dhe të lëvizni pa frikën se do të ju bien syzet.

Ju nuk keni nevojë të pastroni lentet.

Nuk mund ta kuptoni këtë përderisa nuk mbani syze rregullisht. Shpesh herë syzet bëhen të pista dhe kërkojnë pastrim, pavarsisht nga avullimi apo grumbullimi i pluhurit ose thjeshtë përshkëllehen, ndërsa me anë të lenteve e keni shumë më të lehtë mirëmbajtjen.

Nuk keni nevojë të merreni me hundën tuaj 24/7.

Jo vetëm që këto shenja të hundës që krijohen si pasojë e presionit të syzeve mund të jenë të pakëndshme – sidomos nëse duhet të mbani syzet gjatë tërë kohës, por ato mund të lënë shenja apo njolla të kuqe nga presioni sapo t’i hiqni ato. Nuk ka asgjë që mund t’i fshehë këto.

Ju nuk do të merrni shikimin shkëlqyes nga aparati juaj. Nuk ka filter në Instagram ose Photoshop për këtë lloj shkëlqimi të ndritshëm në syzet tuaja. Ju mund të provoni trajtime anti-verbuese të dritës së aparatit por kjo do të ju kushtojë dollarë. Dhe të jemi të sinqertë, në vend që të shpenzoni aty, më mirë investoni për një palë lente apo thjerrëza.

Temat:
Lexo të tjera