10:15 / E hënë, 20 Mars 2017

A i keni ditur këto fakte për kolesterolin në gjak?

A i keni ditur këto fakte për kolesterolin në gjak?

Kolesteroli është një substancë yndyrore e cila shfaqet për shkak të dy faktorëve, trupit tuaj dhe ushqimeve qe konsumoni.

Kur ka shumë kolesterol në gjak, ajo i bllokon arteriet, transmeton Indeksonline.

Si pasojë, qarkullimi i gjakut drejt zemrës ngadalësohet ose bllokohet fare.

Kjo është arsyeja se pse kolesteroli është shkaktar i madh i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Në moshën 20 vjeçare, kolesteroli në gjak fillon të ngritët natyrshëm prandaj që nga kjo moshë, ju duhet që ta kontrolloni kolesterolin ën gjak rregullisht çdo 5 vite.

Kolesteroli në gjak ka shumë shkaktarë, ata gjenetikë, ushqimet që konsumoni, mbipesha, pirja e duhanit, etj.

Ushtrimet fizike dhe dieta e duhur ju ndihmojnë që ta mbani larg kolesterolin por edhe ta menaxhoni atë./Indeksonline/

Lexo të tjera