10:42 / E martë, 12 Shtator 2017

A jeni në rrezik të mungesës së vitaminës D?

A jeni në rrezik të mungesës së vitaminës D?

A keni bërë ndonjëherë test për të për të parë se a keni mungesës të vitaminës D? Nëse jo, bëjeni menjëherë, veçanërisht nëse jeni në këto kategori të njerëzve me rrezik të lartë të mungesës së vitaminës D.

Më poshtë po ju paraqesim kategorinë e njerëzve që janë në rrezik të mungesës së vitaminës D:

Njerëzit me sëmundje inflamatore të zorrëve: Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që do të thotë se përthithja e saj varet nga aftësia e zorrëve për të marrë yndyrë. Pra, nëse keni ndonjë sëmundje inflamatore të zorrëve, ju keni më shumë gjasa që të keni nivele të pamjaftueshme të vitaminës D, sugjeron një studim I të botuar në revistën “Gastroenterology and Hepatology”, transmeton Indeksonline.

Njerëzit vegjetarianë dhe vegan: Vezët, salmonët natyral përmbajnë vitaminë D dhe produktet e qumështit si qumështi dhe kosi janë të fortifikuara me vitaminë D. Pra, nëse jeni vegan ose vegjetarian, ju humbni automatikisht ushqimet e pasura me vitaminë D. Po, bollguri dhe kërpudha shitake përmbajnë vitaminë D por ato kanë shumë më pak lëndë ushqyese sesa burimet e kafshëve.

Njerëzit mbi 60 vjeç: Po, bëheni më të mençur me moshën, por ndërsa jeni në moshë, bëheni më pak të lëvizshëm dhe kështu kaloni më pak kohë jashtë duke mos marrë aq rreze dielli sa duhet. Kështu që ju merrni shumë më pak vitaminë D sesa kur keni qenë më i ri.

Njerëzit që punojnë ulur tavolinë ‘9-5’: Nëse jeni në një punë në tavolinë me një orar nga ora 9:00 deri në 17:00, kjo paraqet rrezik që të keni mungesë të vitaminës D. Përveç nëse ecni në mëngjes, përdryshe nuk keni gjasa të merrni vitaminën e duhur D nga dielli.

Njerëzit me lëkurë të errët: Një studim i botuar në “Journal Nutrition” sugjeron që njerëzit me lëkurë të errët tregojnë nivele të ulëta të vitaminës D. Kjo ndodhë për shkak se nëse lëkura juaj është e errët, ju keni më shumë melanin në shtresën e jashtme të lëkurës që e bën të vështirë për trupin që të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit./indeksonline/

Lexo të tjera