09:58 / E enjte, 12 Janar 2017

Ananasi me veti shumë të shëndetshme

Ananasi me veti shumë të shëndetshme

Me gjemba nga jashtë, por shumë i butë, aromatik dhe i shijshëm, ananasi ka veti shumë të shëndetshme.

Ai madje cilësohet si njëri ndër frutat më të shëndetshme në botë për disa arsye.

Ananasi përmban zero yndyrë, vitaminat A, B,C, kalium, manga, bakër dhe një duzinë të mineraleve për të cilat organizmi ynë ka nevojë, transmeton Klan Kosova.

Ja disa nga vetitë e mira të ananasit

E rrit forcën imunitare

Ananasi është burim i pashtershëm i vitaminës C. Trupi ynë ka nevojë shumë për këtë lloj vitamine që t’i luftojë sëmundjet dhe dëmtimin e qelizave, si dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.

I forcon eshtrat

Përveç se përmban vitaminë C, ka edhe shumë magnez i cili përforcon eshtrat dhe kyçet. Një studim tregon se magnezi e parandalon osteoporozën gjatë periudhës së menopauzës të gratë. Fëmijët, të rriturit dhe njerëzit e moshuar duhet të hanë cdo ditë ananas që të mbajnë trupin e tyre të fortë.

E ndihmon qarkullimin e gjakut

Ananasi ndihmon në reduktimin e koagulimit të tepërt të gjakut e në këtë mënyrë ndikon që qarkullimi i tij të jetë më i mirë.

Ua mbron sytë

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, ananasi e ulë rrezikun për degjenerim makular – një sëmundje e syve që shkakton humbjen e vizionit. Njerëzit e moshuar janë të ekspozuar ndaj saj.

Ndihmon në parandalimin e kancerit

Për shkak se është i pasur me antioksidantë, ananasi është i mirë edhe kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit. Ai ruan qelizat dhe parandalon disa lloje të kancerit.

Përmirëson tretjen

Nëse keni probleme me tretjen ju mund ta përmirësoni atë duke i shtuar menysë tuaj ditorë disa feta ananasi. Vitamina C dhe fibrat dietale, e ndihmojnë metabolizmin.

Lexo të tjera