12:18 / E martë, 12 Shtator 2017

Arsyet pse të jetoni afër me detin është mirë për shëndetin tuaj

Arsyet pse të jetoni afër me detin është mirë për shëndetin tuaj

A e dini se shumë kohë më parë, mjekët rekomanduan të shkonin në plazh për arsye mjekësore? Kur tuberkulozi po merrte me mijëra  jetë në vitet 1900, disa mjekë kishin një qasje mjaft të pazakontë për ta trajtuar atë.

 Pra, pacientët u dërguan në bregdet për të thithur ajrin e kripur të detit. Besohej se aftësitë e tij kurative mund të shëronin organet e frymëmarrjes dhe të zvogëlonin intensitetin e sëmundjes, transmeton Indeksonline.

Por përfitimet shëndetësore të detit ishin të njohura për njeriun edhe para kësaj. 'Thalassotherapy' ose terapia detare u përshkruan nga vetë Hipokrati, babai i mjekësisë moderne.

Më poshtë po ju paraqesin arsyet se pse është mirë të jetoni afër detit ose të paktën të vizitoni detin shumë shpesh:

-Është i mrekullueshëm për kurim të sëmundjeve lëkurës; -Ulë inflamacionin respirator; -Siguron nivele më të larta të vitaminës D; -I bënë mirë mendjes; -Ju mban më të shëndetshëm se të tjerët./Indeksonline/

Lexo të tjera