10:30 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Avantazhet dhe disavantazhet e dhurimit të gjakut

Avantazhet dhe disavantazhet e dhurimit të gjakut

Çdo vit, mijëra njerëz mbështeten në marrjen e gjakut të dhuruar dhe produkteve të gjakut, për të qëndruar gjallë.

Disa lëndime dhe sëmundje mund të shkaktojnë shpejt humbjen e nivelit të gjakut të një personi. Pa gjak të mjaftueshëm, ata nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm në trupin e tyre, duke rezultuar në vdekje.

Shumë spitale dhe qendra mjekësore shfrytëzojnë gjakun e dhuruar për të shpëtuar jetën e pacientëve të tyre.

Ndërsa dhurimi i gjakut mund të jetë jetik për disa njerëz, cilat janë efektet tek ata që dhurojnë gjakun? Në këtë artikull, hedhim një vështrim në avantazhet dhe disavantazhet e dhënies së gjakut, transmeton Indeksonline.

Cilat janë përparësitë e dhurimit të gjakut?

Ndërsa gjaku i dhuruar është i dobishëm për njerëzit në nevojë, disa profesionistë mjekësorë pohojnë se nga dhurimi i gjakut gjithashtu përfiton vetë donatori.

Këto janë benifitet:

Redukton nivelet e hekurit Identifikon efektet negative të shëndetit Ndihmon njerëzit të ndihen mirë për veten Djeg kalori

Disavantazhet e dhurimit të gjakut

Kur kryhet në mënyrë të pastër, dhurimi i gjakut është i sigurt.

Një person mund të përjetojë disa efekte anësore, si rezultat i dhurimit të gjakut. Kjo përfshin:

Marramendje ndjenja e zbehjes kokë dhembje të lehta të përziera

Këto simptoma zakonisht largohne brenda 3 ditëve nga dhënia e gjakut./Indeksonline/

Lexo të tjera