23:04 / E hënë, 11 Shtator 2017

Çfarë tregon ngjyra e jashtëqitjes për sistemin tretës dhe shëndetin tuaj

Çfarë tregon ngjyra e jashtëqitjes për sistemin tretës dhe shëndetin tuaj

Gjithçka ka të bëjë me ngjyrën, aromën dhe lëvizjen e zorrëve. Kjo tregon shumë mbi atë që jeni duke kaluar dhe sa të shëndetshëm jeni.

 1-Dilni jashtë me vështirësi dhe forma e saj është si shek i vogël. Kjo tregon se vuani nga dehidratimi dhe nuk keni bra të mjaftueshme në sistemin tuaj tretës.

2-Ngjyra e saj është e zezë. Kjo sinjalizon gjakderdhje të brendshme. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e marrjes më shumë seç duhet të shtojcave të hekurit.

3-Jashtëqitja është e lirshme, por jo si diarre Kjo tregon mbindjeshmëri ushqimore ndaj asaj që keni konsumuar. Në këtë rast kujtoni çfarë keni konsumuar pasi mund të jeni alergjik ndaj saj duke çuar në irritim të sistemit të tretjes.

4-Mban erë shumë të keqe. Kjo tregon se vuani nga kapsllëku dhe jashtëqitja juaj qëndron për një kohë të gjatë brenda zorrëve. Gjithashtu në këtë rast do të keni edhe shumë gazra.

5-Ka ngjyrë të lehtë. Në këtë rast duhet të bëni një kontroll të mëlçisë tuaj, pasi nuk është duke funksionuar siç duhet.

6-Bashkë me jashtëqitjen keni edhe gjakderdhje. Kjo tregon se përveçse vuani nga kapsllëku keni edhe hemorroide në brendësi të zorrës së trashë. Jashtëqitja shoqërohet edhe me dhimbje përveç gjakut.

7-Ka ngjyrë jeshile. Kjo tregon se po konsumoni më shumë seç duhet perime jeshile me gjethe.

8-Jashtëqitja është në ngjyrë kafe dhe formë banane. Kjo është mënyra e duhur se si ajo duhet të jetë. Çdo gjë është në rregull me shëndetin tuaj.

9-Është i hollë dhe në formë lapsi. Kjo ndodh për shkak të dietës tuaj ushqimore ose kancerit të zorrës. Është mirë që të konsultoheni me mjekun në një rast të tillë.

Lexo të tjera