22:05 / E martë, 10 Tetor 2017

Cilat janë 3 shenjat që duhet të njohë çdo grua gjatë ciklit menstrual

Cilat janë 3 shenjat që duhet të njohë çdo grua gjatë ciklit menstrual

Le ta pranojmë. Periodat janë gjëja e fundit që na shkon ndërmend kur bëhet fjalë për shëndetin. Shumë femra që kanë probleme me ciklin menstrual i anashkalojnë ato pasi e kanë të vështirë të flasin me të tjerët në lidhje me këto tema, përfshirë edhe gjinekologen. Por, ka probleme që në dukje nuk janë shqetësuese, por që nëse lihen pa trajtuar mund të bëhen më serioze. Çfarëdo ndryshimi të vëreni (më shumë apo më pak gjakderdhje se zakonisht; dhimbje që nuk përballohen më, vonesë të ciklit etj) fakti që diçka ka ndryshuar me ciklin tuaj menstrual nuk duhet të injorohet. Mbani shënim kur të keni ciklin e radhës (datën, kohëzgjatjen dhe intensitetin) dhe shikoni për këto 3 probleme, mund të paralajmërojnë për një problem të rëndë shëndetësor.

1. Gjakderdhje e shumtë: Nëse keni aq shumë gjakderdhje sa duhet të përdorni disa produkte njëherësh, si tampon dhe peceta, mund të jetë një tregues i tumoreve fibroide. Mund të jetë gjithashtu shenjë e çrregullimit hormonal, si sindroma e verores policistike apo një çrregullim i tiroides. Sido që të jetë, konsultohuni me një mjek specialist nëse mendoni se keni më shumë gjakderdhje se zakonisht, sidomos nëse një gjë e tillë vazhdon për 2 ose më shumë cikle menstruale.

2. Shumë pak gjakderdhje: Mund të duket si një bekim nga Zoti nëse ke pak gjakderdhje gjatë ciklit menstrual. Kjo mund të jetë normale nëse keni përdorur pilula për kontrollin e lindjeve, por mund të paralajmërojë gjithashtu për një problem me tiroiden apo dëmtim të indeve në mitër. Ndonjëherë shtatzënia (apo një shtatzënie ektopike, kur vezët e fertilizuara ngjiten diku jashtë mitrës) është gjithashtu një shkak i mundshëm.

3. Keni vonesë të ciklit: Edhe në këtë rast duhet të shqetësoheni. Pasi të përjashtoni shtatzëninë, shikoni njëherë për nivelet e stresit. Ndonjëherë nëse keni humbur peshë dhe jeni shumë në stres, mund të pengojnë ovulacionin. Nëse nuk janë problemi as rënia në peshë apo stresi, konsultohuni me një mjek mbi shkaqet e vonesës së ciklit

Lexo të tjera