17:58 / E enjte, 20 Prill 2017

Dieta më e mirë për njerëzit që kanë fituar luftën me kancerin

Dieta më e mirë për njerëzit që kanë fituar luftën me kancerin

Rekomandimet e dietologëve për njerëzit që kanë një histori të kancerit janë të njëjta në thelb me ato që kërkojnë të jetojnë shëndetshëm dhe gjatë.

 Duke pasur parasysh provat mbi dietat e mbajtura dhe mundësinë e përsëritjes së kancerit, Insituti Amerikan për kërkimet ndaj kësaj sëmundjeje, si edhe Shoqëria Amerikane e Kancerit rekomandojnë dieta specifike për këtë kategori njerëzish. 

Bëhet fjalë për një dietë të pasur me fruta, perime dhe drithëra, duke përdorur në pjesën më te madhe yndyrna që vijnë nga arrat dhe vaji i ullirit, sasi të vogla të mishit të kuq dhe të përpunuar, si edhe qumësht me yndyrnë normale.

 Megjithëse shumë njerëz që kanë patur një histori të kancerit shqetësohen se mos ndoshta qumështi apo soja do të ndikojnë në përsëritjen e tij, studimet tregojnë që jo. Edhe përsa i përket regjimeve ushqimore të kufizuara ose dietave makrobiotike, nuk ka prova se ato zvogëlojnë rrezikun e përsëritjes së kancerit. Shoqata Amerikane e Kancerit sugjeron se këta individë (femra apo meshkuj) duhet të punojnë shumë me regjimin e tyre dietik.

Lexo të tjera