10:07 / E martë, 10 Janar 2017

Ende ka kohë për vaksinën kundër gripit

Ende ka kohë për vaksinën kundër gripit

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-ve sugjerojnë të rriturit dhe fëmijët që të marrin vaksinën kundër gripit.

Ani pse koha kur merret vaksina kundër gripit është zakonisht muaji shtator, ekspertët shëndetësorë thonë se edhe në këtë kohë mund të merret vaksina kundër gripit, transmeton Indeksonline.

"Pjesa më e madhe  e sezonit të gripit është ende përpara nesh, kështu që nuk është tepër vonë për tu vaksinuar", thotë Dr. Joseph Bresee nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Madje, këta ekspertë sugjerojnë që vaksina të merret sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të parandalojmë gripin sa më parë.

Marrë parasysh motin e keq dhe temperaturat shumë të ulëta që po mbretërojnë anembanë, gripi është përhapur me të madhe andaj vaksinimi do të mund të parandalohet që të prekeni nga gripi sezonal./Indeksonline/

Lexo të tjera