19:20 / E diel, 16 Korrik 2017

Gjetën 27 thjerrëza në syrin e saj

Gjetën 27 thjerrëza në syrin e saj

Një 67 vjeçare ishte bërë gati për t’u operuar nga katarakti në spitalin e Solihull në Angli.

Sidoqoftë, para se operacioni të fillonte, kirugët zbuluan diçka vërtetë tmerruese.

Ata gjetën 17 thjerrëza në syrin e pacientes, të cilat ishin ngjitur bashkë në atë që quhet “masë e kaltër” nga Optometry Today.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, pas një ekzaminimi të dytë, 10 të tjera ishin gjetur në po të njëjtin sy, duke e sjellur totalin në 27.

Çuditërisht, pacientja nuk e kishte ditur për thjerrëzat që mungonin dhe mendonte se sikleti mund t’i ishte shkaktuar nga mosha e vjetër apo nga tharja e syrit.

Skuadra e mjekëve që punonin në operacion, e që përfshinte një oftamologjist me 20 vjet eksperiencë, thanë që kurrë nuk kishin parë një gjë të tillë.

Henry Leonard, nga Shoqata e Optometristëve shtoi se ky rast duhet të vjen si shembull i rëndësisë së vizitave të rregullta te mjeku nga përdoruesit e thjerrëzave, në rast se përballen me infeksione ose parehati.

Lexo të tjera