11:04 / E martë, 10 Janar 2017

​Gratë shtatzëna dhe persona me sëmundje kronike të mos shkojnë në punë

​Gratë shtatzëna dhe persona me sëmundje kronike të mos shkojnë në punë

Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike mbi 60 vjeç për shkak të temperaturave të ulëta ekstredhe sot duhet të lirohen nga puna, ndërsa për punëtorët në ambiente të hapura të riorganizohet orari i punës. Gjithashtu rekomandohet qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë, të konsumojnë pije të nxehta dhe ushqim që e ruan temperaturën e trupit, t’i shmangen alkoolit dhe të vishen në mënyrë përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për parandalim prej valëve të ftohta rekomandon këto ditë, rekomandoi të hënën dhe të martën të lirohen prej detyrimeve të punës gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60-vjeç me qëllim që ta mbrojnë shëndetin e tyre. Rekomandimet janë për tërë territorin, megjithatë me theks të veçantë në rajonin e Osogovës dhe të Maleshevës dhe të Pollogut.

Për punëtorët, të cilët punojnë në ambiente të hapura, duhet pasur kujdes që detyrimet e punës t’i praktikojnë prej orës 10 deri në orën 16 me pushime të kohëpaskohshme çdo dy orë nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Problem i madh janë rrëzimet dhe thyerjet si pasojë e rrëshqitjes në rrugë, me ç’rast rekomandohet kujdes i qytetarëve që të mos pësojnë thyerje.

Lexo të tjera