12:50 / E diel, 16 Korrik 2017

Këta janë faktorët që rrezikojnë fertilitetin femëror

Këta janë faktorët që rrezikojnë fertilitetin femëror

Fatmirësisht në ditët e sotme mjekësia ka bërë përparime të mëdha duke dhënë mundësinë të diagnostikohen pothuajse të gjitha rastet e infertilitetit femëror, dhe më pas edhe të trajtohen.

Një prej falktorëve më të rëndësishëm që ndikon negativisht është stresi dhe ankthi.

Ndërkaq faktorët e tjerë që rrezikojne fertilitetin femëror janë:

Faktori gjenetik. Nëse gruaja ka një problem në një çift kromozomik do të ketë probleme me fertilitetin apo aborte spontane.

Kjo ndodh kur niveli i hormoneve të tiroides që prodhohen është nën atë normale. Është një problem që duhet të mbahet nën kontroll pasi mund të shkaktojë probleme në vezore.

Sëmundjet gjinekologjike. Këtu mund të përfshihen sindroma e ovaries policistike, endometrioza, fibroidet uterine etj. Këto janë probleme që shfaqen shumë shpesh tek gruaja.

Semundjet seksualisht të transmetueshme. Këtu pëfshihet edhe klamidia.

Ka një ndikim shumë të madh në uljen e fertilitetit pasi dëmton sistemin riprodhues të gruas pasi e çrregullon sistemin e vezoreve.

Peshë shumë e vogël. Nëse është në nivelet tepër ekstreme, pesha e gruas mund të çrregullojë prodhimin e hormoneve si edhe ciklit menstrual.

Ky problem çrregullon steroidet seksuale si edhe ciklin duke mos favorizuar ngjizjen e një shtatzanie.

Konsumi i lartë i kafeinës. Një filxhan kafe nuk do të shkaktojë infertilitet, por nëse do të tejkaloni dozën atëherë do të shikoni pasojat negative. Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën e marrë nga kafeja por edhe nga çaji, çokollatat, si edhe pije të tjera.

Ekspozimi ndaj kimikateve. Më të rrezikshmit janë: formaldehidi, percheloretileni, si edhe tolueni që ndodhen edhe në produktet shtëpiake (bojërat, produktet e pastrimit, holluesit e bojërave, acetoni, produktet kozmetike, ushqimet me ngjyrues).

Faktori psikologjik. Është i fundit në listë por jo nga rëndësia. Problemet e përditshme sociale, ekonomike, familjare etj e kompromentojnë seriozisht fertilitetin.

 

Lexo të tjera