18:53 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Këto gjëra duhet t’i dini mbi larjen e parë të dhëmbëve të fëmijëve

Këto gjëra duhet t’i dini mbi larjen e parë të dhëmbëve të fëmijëve

Shfaqja e dhëmbëve të parë te femijët ngre edhe pikëpyetjet e para të prindërve të tyre rreth higjienës orale. Ata fillojnë të interesohen rreth shëndetit dentar dhe sit ë përkujdesen për të. Ekspertët këshillojnë që higjiena e gojës fillon që me shfaqjen e dhëmbit të parë.

Si fillim, mjafton të përdorni një garzë pambuku të njomur me ujë. Kalojeni mbi dhëmbë, mishrat e dhëmbëve dhe gjuhë. Është e rëndësishme të kujdeseni për higjienën dentare të fëmijës suaj që në muajt e tij të parë. 

Ndodh që kur ushqeni fëmijët me gji të mbeten disa papastërti, të cilat depozitohen në dhëmbë për një kohë të gjatë.Kjo gjë shkakton "kariesin nga biberoni", i cili prek dhëmbët e përparmë, të sipërm dhe të poshtëm.

Për të shmangur rrezikun e kariesit në këtë moshë është i nevojshëm pastrimi i gojës me anë të një garze më ujë të vakët. Përdorimi i garzave të njoma është i këshillueshëm deri në vitin e parë të jetës. Më pas fillohet të përdoret furçë me qime të buta e njomur me ujë.

 Përdorimi i furçës këshillohet pas vitit të dytë të jetës, pasi fëmija të mësojë të mos e gëlltisë. Mjekët pediatër dhe dentistë rekomandojnë që në fillim të përdorni furça shumë-ngjyrëshe për fëmijët tuaj që t’u jepni atyre idenë e lojës. 

Fëmija duhet të miqësohet dalëngadalë me furçën , duke i treguar në fillim si lahen dhëmbët dhe duke i sqaruar se së shpejti dhe ai mund t’i lajë ato vetë, siç i lajnë mami me babin. Prindërit duhet të kontrollojnë vazhdimisht dhëmbët e femijëve për të parë nëse janë të shëndetshëm apo jo.

Lexo të tjera