12:30 / E hënë, 09 Janar 2017

Kjo maskë është perfekte për flokët tuaj

Kjo maskë është perfekte për flokët tuaj

Krejt çka ju duhet janë tre përbërës për të zgjidhur problemet me flokë dhe për t’i rritur ato në mënyrë të pabesueshme.

Nëse po përballeni me probleme me flokë, arsyeja është mungesa e lagështisë në rrënjët e flokëve tuaj.

Pavarësisht se keni provuar metoda të ndryshme për flokët, ato ende po ju bien, transmeton Indeksonline.

Më poshtë po ju sjellim një metodë se si ti mbani flokët shëndetshëm dhe të mos ju bien.

Përbërësit:

Avokado

Vaj ulliri

Të bardhë të vezës

Merrni 2 lugë të mëdha nga brendia e avokados dhe bëni pure. Shtoni më pas një lugë të madhe vaj ulliri dhe të bardhët e vezës nga një vezë. Përzini mirë të gjithë përbërësit dhe maska juaj është gati.

Vendosni maskën në flokë dhe bëni masazh kokës. Pasi të keni mbuluar të gjithë flokët me këtë maskë, lëreni të qëndrojë 30-45 minuta dhe më pas pastroni flokët.

Ju mund ta përdorni këtë maskë 2-3 herë në javë për rezultate më të mira./Indeksonline/

Lexo të tjera