08:42 / E enjte, 12 Janar 2017

Ky është gabimi më i madh që bëni me flokët në dimër

Ky është gabimi më i madh që bëni me flokët në dimër

Dimri është ajo kohë magjike e vitit kur bora mbulon gjithçka dhe e bën të duket e bukur. Por është edhe koha kur ajri i ftohtë dhe i thatë shkakton një gjendje të keqe në flokë: pa shkëlqim, pa formë dhe me lagështirë.

Por nuk është për t’u shqetësuar, sepse gjithçka e ka një zgjedhje. Natyrisht, flokët në motin e ftohtë kanë nevojë të trajtohen në mënyrë të veçantë, por, së pari, duhet ta ndalosh veten nga një gabim, që shumica e femrave e bëjnë gjatë dimrit.

Të gjithë e bëjmë këtë: është ora 07:00 e mëngjesit, një i ftohtë i tmerrshëm jashtë dhe, ashtu me flokë gjysmë të thatë nga dushi, vendos një kapelë të bukur dhe del për të kapur autobusin e parë për punë. Pjesa më e madhe e femrave mendojnë se me një gur vrasin dy zogj: duke vendosur një kapelë ne flokë ende të patharë kursej kohën dhe i lë flokët të thahen natyrshëm. Ndoshta e imagjinon veten pas disa minutave në zyrë, kur heq kapelën dhe përballesh para pasqyrës me ondet e bukura të Blake Lively-t dhe shkëlqimin e flokëve të saj?

Për fat të keq, të dalësh nga shtëpia me flokë të lagur apo gjysmë të lagur në dimër – dhe pastaj t’i mbulosh me një kapelë – jo vetëm që nuk do të marrësh si dhuratë flokë me onde pas disa minutave, por flokë të këputur dhe pa formë.

Nëse çdo mëngjes ndien presionin e kohës për të dalë nga shtëpia një orë e më parë, gjëja më e mirë që këshillohet është larja e flokëve një natë para (ose, nëse i lan në mëngjes, përdor shampo për flokë të thatë). Thaji mirë flokët para se të dalësh në ajrin e ftohtë. Pastaj përdori kapelat sa herë të duash për t’i mbrojtur flokët nga elementët e jashtëm, por gjithmonë pasi t’i kesh tharë mirë./revistaclass.al

Lexo të tjera