13:39 / E premte, 14 Korrik 2017

Mos vendosni hudhër në vaginë. Ajo nuk trajton infeksione

Mos vendosni hudhër në vaginë. Ajo nuk trajton infeksione

Kohëve të fundit është përhapur me të madhe lajmi se nëse përballeni me infeksione të vaginës lloje të të cilave shkaktojnë kruaje dhe iritim, ju thjesht duhet të vendosni një thelb hudhër brenda vaginës dhe u infeksioni do të zhduket shumë shpejt.

Mirëpo, një gjë e tillë përveç se nuk është e vërtetë, ajo madje mund të jetë e dëmshme, transmeton Indeksonline.

Një femër nga Chicago e cila është përballur me një lloj infeksioni ka provuar këtë metodë dhe përveç se nuk ka pasur ndonjë rezultat, ajo madje ka hasur në telashe ngaqë hudhra është copëtuar brenda vaginës.

Ajo më pas ka vendosur ti drejtohet një gjinekologe dhe kjo e fundit ka ngritur alarmin se metodat e tilla sikurse kjo me hudhër asesi nuk duhet të provohen.

Ajo madje ka thënë se gjinekologët asnjëherë nuk e kanë rekomanduar një gjë të tillë.

Vajza, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka vendosur ta ndajë eksperiencën e saj për të ngritur vetëdijen për mos aplikimin e metodave të tilla./Indeksonline/

Lexo të tjera