20:03 / E premte, 14 Korrik 2017

Orët e gjata të punës, të rrezikshme për shëndetin

Orët e gjata të punës, të rrezikshme për shëndetin

Të punuarit më shumë se 55 orë në javë rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve serioze me zemër.

Njerëzit të cilët punojnë shumë orë në ditë janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e zemrës se sa ata që punojnë rreth 35 deri 40 orë në javë, thuhet në një studim.

Orari i gjatë njihet për rrezikshmëri të madhe, i cili lidh zemrën me problemet e ritmit të zemrës, i cili në mjekësi njihet si  dridhje e arterieve.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 85 mijë britanezë dhe skandinavë, të cilët kanë punuar gjatë. Ata të cilët kanë punuar gjatë kanë pasur dridhje të shpeshta të zemrës gjatë gjithë dekadës.

Përfundimet, të cilat janë publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës, në të cilën çdo 1000 persona, kanë qenë të prekur nga kjo sindromë, për shkak të orëve të gjata të punës.

Profesori Mika Kivimaki nga Universiteti i Londrës tha se këto studime kanë ardhur si pasojë e orëve të gjata të punës, që shkaktojnë rrezik për sulm të zemrës./Indeksonline

Lexo të tjera