15:30 / E hënë, 09 Janar 2017

Pijet dietike nuk janë aspak dietike

Pijet dietike nuk janë aspak dietike

Që nga pijet e lehta deri tek buka e bardhë, që të gjitha përmbajnë sheqer. Edhe pse pijet të njohura si dietike janë promovuar si një alternativë e shëndetshme të cilat kinse përmbajnë më pak sheqer, kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Sipas një studimeve të fundit, pijet dietike nuk promovojnë humbje në peshë, transmeton Indeksonline.

Aktualisht janë një numër i madh kampanjash të cilat tentojnë të rrisin vetëdijen rreth efekteve negative të sheqerit, posaçërisht në shtimin në peshë dhe obezitetin.

Rreth 75 për qind e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve përmbajnë sheqer të tepërt.

Gjithashtu, e njëjta thuhet edhe për pijet të cila i konsumojmë duke menduar që janë dietke por në fakt nuk janë të tilla dhe na bëjnë dëm sikurse pijet tjera të cilat njëlloj përmbajnë sheqer./Indeksonline/

Lexo të tjera