09:46 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Rreziku për HIV rritet nga bakteret vaginale

Rreziku për HIV rritet nga bakteret vaginale

Aktiviteti seksual përbën një nga mënyrat më të zakonshme të transmetimit të virusit HIV nga një person tek tjetri.

Në një studim të ri, hulumtuesit kanë identifikuar bakterie të caktuara vaginale që mund të rrisin rrezikun e transmetimit të vurusit HIV, përcjellë Indeksonline.

Në tërë botën, janë rrert 36.7 milionë njerëz që jetojnë me HIV apo SIDË. SIDA është faza finale e infeksionit HIV meqërast, sistemi imunitar dëmtohet rëndë.

HIV më së shumti përcillet nëpërmjet aktivitetit seksual dhe përdorjes së shiringave të njëjta me dikë tjetër, nëpërmjet gjakut, lëngjeve trupore, etj.

Sipas hulumtuesit Gosmann, në Afrikë, ku HIV është më i përhapur, gratë e reja janë deri në tri herë më të rrezikuara të preken nga HIV se sa meshkujt.

Hulumtimet paraprake treguan se bakteriet vaginale mund të luajnë rol në zhvillimin e HIV-it./Indeksonline/

Temat:
Lexo të tjera