23:39 / E premte, 14 Korrik 2017

Shëroni dhimbjet e muskujve në këtë mënyrë

Shëroni dhimbjet e muskujve në këtë mënyrë

Mustarda është një salcë gjerësisht e përdorur në gatime të ndryshme, veçanërisht në fast-food-e. Por, ajo është edhe një ‘fabrikë’ e jashtëzakonshme që përdoret për të trajtuar shumë shqetësime shëndetësore. Mustarda është perfekte për lehtësimin e dhimbjes së muskujve. Ushtron efekte terapeutike dhe qetëson nervat.

Kaliumi, fosfori, magnezi dhe kalciumi që përmbajnë farat e mustardës, janë një burim i madh i folatit dietik dhe vitaminës A. Shumë ekspertë pohojnë se mustarda mund t'ju ndihmojë të mbani nën kontroll dhimbjet e muskujve. Pra, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të madhe muskujsh, duhet të bëni një dush të ngrohtë me mustardë.

Përbërësit:

2 lugë gjelle mustardë

2 lugë gjelle kripëra minerale 

Përgatitja: Mjafton të shtoni mustardën dhe kripërat minerale në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë. Zhytuni në të dhe qëndroni për disa minuta. Kjo do t’ju ndihmojë të ndjeheni të relaksuar dhe më pak dhimbje, sepse mustarda rrit efektivitetin e kripërave minerale.

Nga ana tjetër, nëse ndjeni dhimbje në pjesë më të vogla të trupit tuaj, atëherë duhet të përzieni pak fara mustarde me miell. Shtoni pak ujë dhe bëni një lloj paste. Aplikojeni në zonën ku keni dhimbje dhe mbajeni për 20-30 minuta mbështjellë me një fashë. Në fund lajeni trupin si zakonisht.

Lexo të tjera