10:03 / E hënë, 09 Janar 2017

Si të eliminoni dhimbjet e fytit dhe të lukthit?

Si të eliminoni dhimbjet e fytit dhe të lukthit?

Urthi po dhimbja e lukthit është simptomë e zakonshme e lidhur me zbaticën e acidit.

Por, ndonjëherë dhimbja e lukthit çon edhe në dhimbje të fytit.

Ekzistojnë disa metoda për të eliminuar këto problem, transmeton Indeksonline.

E këto metoda zakonisht lidhen me kujdesin qe duhet të bëjmë ndaj mënyrës së të ushqyerit.

Ngrënia e porcioneve të vogla të ushqimit në mënyrë më të shpeshtë në vend të ngrënies së vakteve të rralla por të bollshme është një nga metoda që duhet ta bëni.

Gjithashtu, për të eliminuar dhimbjen në lukth e që më pas çon në atë të fytit duhet të shmangni ushqimet acidike, ato pikante si dhe ushqimet me shumë yndyrë.

Pijet alkoolike dhe kafeina e tepruar gjithashtu duhet eliminuar.

Edhe pijet nga domatja nxisin urthin në lukth andaj bëni mirë ti shmangni./Indeksonline/

Lexo të tjera