13:31 / E premte, 21 Prill 2017

Si të kujdeseni për beben kur merr vaksinën e parë?

Si të kujdeseni për beben kur merr vaksinën e parë?

Vaksina e parë merret nga beba në muajt e parë të jetës dhe përbën një sfidë sidomos për nënat e reja.

Mirëpo, ekzistojnë disa metoda të cilat mund ti lehtësojnë problemet që shfaqen nga vaksina si temperatura apo dhimbjet e krahëve.

Veçmas supozitorëve dhe shurupit, janë disa metoda që lehtësojnë këto probleme.

Vendosni kohë pas kohe lecka të lagura në krah që të lehtësoni dhimjet nga vaksina, transmeton Indeksonline.

Mos përdorni shurupin pa pasur nevojë.

Kontrolli temperaturën dhe në rast se ajo është ngritur, përdoni shurup mirëpo mos e tejkaloni me dozën.

Kini parasysh se efektet e vaksinës shfaqen 2 deri në 3 ditë dhe ato tejkalohen shumë shpejt./Indeksonline/

Lexo të tjera