17:22 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Si të rikuperoheni pas goditjes në tru?

Si të rikuperoheni pas goditjes në tru?

Çdo vit në SHBA, më shumë se 795,000 njerëz përjetojnë goditje apo sulm në tru dhe 1 in 3 njerëz përjetojnë probleme me komunikim pas sulmit.

Fatkeqësisht, ne shpesh gjykojmë të tjerët nga mënyra se si ata komunikojnë. Nga brenda, një njeri i cili ka probleme në të folur, ka probleme në të menduar gjithashtu. Mirëpo, kjo nuk është në të gjitha rastet e vërtetë. Për një person i cili ka pësuar sulm, aftësia për të menduar dhe komunikuar varet nga pjesa e trurit që është prekur, transmeton Indeksonline.

Sulmi në tru mund të jetë një eksperiencë e frikshme dhe frustuese. Të mos qenit në gjendje ti tregojmë të tjerëve pas sulmit, është një zgjatje e traumës.

Rehabilitimi pas sulmit mund ti ndihmojë njerëzit të rifitojnë disa apo të gjitha aftësitë e mëparshme.

Është me rëndësi për miqtë dhe familjen të kuptojnë se çfarë po përjetojnë ai person pas sulmit. Ata duhet të kuptojnë se edhe pas sulmit, ata persona janë ende të njëjtë vetëm se ju duhet pak kohë në kalimin e probleme të shfaqura në komunikim./Indeksonline/

Temat:
Lexo të tjera