22:38 / E diel, 08 Janar 2017

Studimi: Bebet duhet të ushqehen me kikirikë qysh në muajin e katërt të lindjes

Studimi: Bebet duhet të ushqehen me kikirikë qysh në muajin e katërt të lindjes

Bebet duhet të ushqehen me kikirikë dhe produktet që i përmbajnë ato si gjalpi, vaji apo mielli i kikirikut qysh në muajin e katërt të lindjes , për të zvogëluar kështu rrezikun nga alergjitë, sipas një udhëzimi të ri amerikan.

Studimet kanë treguar se rreziku nga alergjia nga kikirikët mund të reduktohet deri në 80 përqind.

Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se udhëzimi i ri ishte "një hap i rëndësishëm".  

Megjithatë, fëmijët e vegjël nuk duhet të hanë shumë kikirikë, për shkak të rrezikut të mbytje. 

Nivelet e alergjisë janë katërfishuar  në ShBA që nga viti 2008. Kjo alergji është një model i përsëritur nëpër shumë vende të botës perëndimore, si dhe pjesë të Azisë dhe Afrikës.

Lexo të tjera