19:44 / E enjte, 10 Gusht 2017

Të konsumoni shumë proteina është zgjidhja për këtë sëmundje të zorrëve

Të konsumoni shumë proteina është zgjidhja për këtë sëmundje të zorrëve

Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Washington, konsumimi i sa më shumë proteinave është zgjidhja për këtë sëmundje të zorrëve. Ky organ, për shkak të funksionit që kryen është një ndër më të rrezikuarit nga sëmundjet e ndryshme inflamatore dhe jo vetëm.

Sëmundjet e zorrëve mund të jenë të rënda, me shumë dhimbje dhe pasoja afatgjata. Prandaj, ekspertët vazhdimisht theksojnë që ju duhet t’i kushtoni një rëndësi shumë të veçantë këtij organi.

Studimi i ri tregon se triptofani, një nga përbërësit kryesorë të proteinave, është bazik për të rritur imunitetin e qelizave të zorrëve nga shumë sëmundje.“Ne kemi gjetur një lidhje të fuqishme midis disa bakterieve specifike që dëmtojnë zorrët dhe konsumimit të proteinave”, ka shpjeguar autori kryesor i studimit Marco Colonna. Kështu që përfshini sa më shumë proteina në dietën tuaj, jo vetëm për shëndetin e zorrëve, por për të gjithë mirëqënien e përgjithshme të trupit. Është kjo një nga këshillat më të thjeshta që japin ekspertët e shëndetit. 

Temat:
Lexo të tjera