11:44 / E enjte, 10 Gusht 2017

Terapia për diabetin e tipit 1 ka treguar sukses

Terapia për diabetin e tipit 1 ka treguar sukses

Testimet e para të terapisë përmes së cilët trajnohet sistemi imunitar në mënyrë që të ngadalësoj avancimin e diabetit të tipit 1, kanë treguar që terapia është e sigurt.

Kjo sëmundje shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave në pankreas, të cilat e kontrollojnë nivelin e sheqerit.

Imunoterapia, e cila është testuar në 27 persona në Britani, ka treguar shenja të ngadalësimit të sëmundjes, megjithatë ka nevojë që të konfirmohet përmes testimeve më të mëdha.

Sipas ekspertëve zhvillimi i kësaj terapie mund të eliminoj  ineksionet e përditshme në të ardhmen.

 

 

Lexo të tjera