16:00 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Thoni lamtumirë rënies së flokëve me këtë maskë

Thoni lamtumirë rënies së flokëve me këtë maskë

Kjo recetë të cilën po ua prezantojmë është përdorur nga shumë njerëz dhe është treguar mjaftë efikase në ndalimin e rënies së flokëve.

Janë vetëm 3 përbërës që ju duhen dhe ata i gjeni në kuzhinën tuaj, përcjellë Indeksonline.

Përbërësit: Mjaltë – 1 lugë e madhe Pudër kanelle – 1 lugë të madhe Vaj ulliri – 30 ml

Përgatitja:

Ngrohni vajin e ullirit dhe shtoni 1 lugë të madhe pudër kanelle si dhe një lugë mjaltë. Përzini mirë të gjithë përbërësit.

Më pas filtroni vajin dhe lëreni të ftohet.

Butësisht bëni masazh rrënjëve dhe tërë flokëve dhe lëreni këtë maskë të qëndrojë për 15 minuta.

Përdorni këtë tretman për disa ditë dhe do të vëreni që rrënjët e flokëve do të forcohen dhe flokët do ndalojnë së rëni./Indeksonline/

Lexo të tjera