23:43 / E diel, 19 Mars 2017

Ushqimet me këtë ngjyrë na bëjnë më të lumtur

Ushqimet me këtë ngjyrë na bëjnë më të lumtur

Për shumë njerëz lumturia është një gjendje, për të tjerë një objektiv që duhet prekur me çdo kusht. Disa e gjejnë tek detajet e vogla, të tjerë tek familja dhe miqtë, ndërsa nuk është aspak çudi që shume persona të gjejnë çelësin e lumturisë tek ngrënia. Është fakt tashmë se ushqimet që konsumojmë kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin dhe mirëqënien tonë.

Por një studim i kryer së fundmi nga “The Happy Egg Company” ka provuar se lumturia lidhet jo vetëm me shijen e mirë, vlerat ushqyese, por edhe me ngjyrën e ushqimeve. 

Në këtë studim morë pjesë 1000 persona, të cilët konsumuan ushqime me ngjyra të ndryshme, si të kuqe, jeshile, ushqime të verdha, etj etj. Mbi 70 % të pjesëmarrësve në studim pranuan se ngjyra e verdhë në produktet ushqimore ju jepte ndjenjën e gëzimit dhe lumturisë. Dhe në top 5 ushqimet e verdha, të cilat lidhen me gëzimin ishin: omleta, makaronat , krepat, banania dhe veza ( e skuqur dhe e zier). Gjithashtu pjesëmarrësit u shprehën se do të donin më shumë ushqime të verdha në menunë e tyre të përditshme

Lexo të tjera