20:18 / E hënë, 11 Shtator 2017

Ushqimet që mund t’i mbani të ngrira dhe të mos i hidhni

Ushqimet që mund t’i mbani të ngrira dhe të mos i hidhni

Ndoshta edhe ju i hidhni ushqimet që nuk i konsumoni, sepse mendoni se nuk mund të qëndrojnë më gjate, por jeni shumë gabim. Do të befasoheni kur të mësoni se cilat ushqime mund t’i mbani të ngrirë.

Vera – 6 muaj

Nëse nuk mund të pini tërë shishen e verës, mund ta mbani në gjendje të ngrirë. Hidheni në një enë deri sa të ngrihet e më pas mbusheni nëpër qese plastike. Do të ju vie lehtësim kur të keni nevojë sërish ta përdorni verën për gatim – në salca dhe gjellëra të ndryshme.

Vezët – 1 vit 

Thyeni vezët, përzieni me kripë ose sheqer, në varësi të përdorimit për ushqim të kripur apo të ëmbël. Hidhni në qese për ngrirje apo enë të vogla që mund të mbyllen fort dhe hermetikisht. 

Orizi ngjyrë kafe – 1 vit 

Ky lloj orizi përmban më shumë yndyrë se sa orii i bardhë, por nuk mund të qëndrojë edhe aq gjatë në sirtar. Që mos ta hidhni, për shkak të vlerave ushqyese që ka, mbajeni atë në frigorifer. 

Gjalpi – 6 muaj

Kur të gjeni aksione të favorshme rreth çmimeve të ushqimeve, bleni furnizimin e nevojshëm dhe mbani të ngrirë në frigorifer. Pra, ju do të keni gjithmonë produktin e dëshiruar sipas nevojës dhe nuk keni nevojë të shqetësoheni për afat skadues. 

Qumështi – 3 muaj 

Nëse në shtëpinë tuaj qumështi konsumohet në sasi të mëdha, atëherë mbani të ngrirë sasi të mëdha qumështi, furnizimi i të cilit do të jetë gjithmonë në gatishmërinë tuaj. Më së miri është ta mbani në enë ku mbyllja është hermetike. Para se ta përdorni përzieni mirë. Rekomandohet që qumështi të ngrihet në enë plastike, në vend të qelqit, pasi në qelq mbeten sasi të mëdha të qumështit, duke mbetur kështu pa përbërësit e plotë. 

Frutat arrore – 1-2 vjet 

Për të shmangur prishjen e këtyre frutave arrore të vlefshme, ngrini ato duke i mbajtur nëpër qese plastike. 

Salcë domatesh – 3 muaj 

Nëse e dini se salcën do ta përdorni vetëm për një vakt ushqyes dhe pjesa tjetër mbetet në tubin plastik – atëherë mund ta ngrini atë nëse nuk e konsumoni së shpejti. Vendoseni në kallëf për ngrirje e pasi të ngrihet hidheni nëpër qese plastike. 

Buka – 3 muaj 

Nëse jeni një nga ata persona që hedhin shumë bukë – atëherë ngrirja është një zgjidhje e duhur për ju. Shija edhe më tej do të jetë njëlloj e shijshme, ndërsa ju do të ndërpreni së hedhuri para dhe sende ushqimore. Shurup panje (100%) – përgjithmonë Nëse ju e ruani në frigorifer, mund të zgjasë përgjithmonë. 

Erëza të freskëta – borzilok, majdanoz, selino – 6 muaj 

Lani, pastroni dhe thani erëzat e freskëta, pastaj imtësoni duke i vendosur në kallëf për ngrirje (kube për ngrirje të akullit). Mbuloni pak me ujë dhe lërini që të ngrihen. Këto kube janë masë ideale për sasinë e supave dhe gjellërave tjera. Pasi të ngrihen nëpër kubet përkatëse mund ti mbushni nëpër qese plastike për ngrirje


Temat:
Lexo të tjera