22:26 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Vaksinat falas në Zvicër

Vaksinat falas në Zvicër

Qeveria federale mbetet e përkushtuar për këtë ide, pavarësisht kritikave. Tani po shqyrtohet në detaje projekti në fjalë, shkruan albinfo.ch.

Kostoja e vaksinimit do t’i  kushtojë çdo vit Zvicrës gati katër milionë franga.

Sic njofton srf,  qëllimi i strategjisë së re është që të edukojë mirë qytetarët në lidhje me vaksinimin.

Strategjia kombëtare është pjesë e strategjisë së Këshillit Federal: “Shëndeti 2020”. Plani për zbatimin  duhet të fillojë gjatë këtij viti.

Më së shpeshti vaksinohen foshnjat dhe fëmijët. Por, edhe të rriturit kanë nevojë për vaksina të ndryshme, në lidhje me imunizim, vaksina për t’u mbrojtur kundër gripit ose kundër sëmundjeve që mund të marrin në një udhëtim jashtë vendit.

Kështu, të rriturit mund të marrin vaksinat e nevojshme për të cilat paguan sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Për të siguruarit, vaksinimet falas do të jenë kundër tetanozit, hepatiti B ose gripit.

Lexo të tjera