09:09 / E hënë, 17 Korrik 2017

“Vrasësit” e heshtur për të cilët duhet të dini

“Vrasësit” e heshtur për të cilët duhet të dini

Disa sëmundje janë aq të fshehura dhe simptomat e tyre paraqiten fare vonë, gati në fazat përfundimtare.

Fatkeqësisht, disa nga to janë edhe vdekjeprurëse, transmeton Indeksonline.

Më poshtë po ju paraqesim disa nga to.

Kanceri

Ka disa lloje të sëmundjes së kancerit si i gjirit, mushkërive, gjakut, lëkurës, prostatës, etj. Simptomat e kancerit janë shumë vështirë të hetohen në fillim. Në të shumtën e rasteve, diagnostifikimi i pacientëve me kancer vjen vetëm në fazën e fundit të sëmundjes, fatkeqësisht në disa raste atëherë kur nuk ka më shpresë për pacientët.

Sëmundjet e zemrës

Komplikimet e ndryshme të zemrës siç është bllokomi i arterieve apo komplikime të tjera shpesh paraqiten vetëm në formë të lodhjeve të lehta por nuk duken si tregues të komplikimeve serioze të zemrës. Shpesh, ato përfundojnë me sulme në zemër të cilat në shumë raste marrin edhe jetë.

Presioni i lartë gjakut

Nëse presioni i juaj i gjakut vazhdimisht është 140/90, atëherë ju bëni pjesë në grupin e personave që kanë probleme me tension të lartë të gjakut. Është shumë me rëndësi të bëni kujdes dhe të kontrolloni presionin e gjakut vazhdimisht dhe të merrni medikamentet e ndryshme në konsultim me mjekun tuaj ngaqë edhe presioni i gjakut mund të jetë një vrasës I heshtur. Kjo për shkak se, presioni I gjakut mund të rritet shumë papritmas dhe të gjenerojë në ndonjë sulm të mundshëm.

Diabeti

Rreth 1.5 milionë në gjithë botën vdesin nga sëmundja e diabetit dhe kjo e bënë këtë fakt të mjaftueshëm për ta konsideruar këtë sëmundje si një vrasës të heshtur. Sidomos nëse keni histori familjare të personave të prekur me diabet, është mirë që të bëni kontrollohet e nevojshme për të parë se a po përballeni edhe ju me këtë sëmundje apo jo. Gjithashtu, sëmundja e diabetit kërkon një kujdes të veçantë qoftë në marrjen e medikamenteve të nevojshme por edhe në kujdesin në ushqim./Indeksonline/

Lexo të tjera