13:08 / E diel, 13 Gusht 2017

Zemra dhe tensioni në stinën e verës, çfarë duhet të keni kujdes

Zemra dhe tensioni në stinën e verës, çfarë duhet të keni kujdes

Temperaturat ekstreme, qoftë të larta apo edhe shumë të ftohta, sjellin një sërë problematikash për të sëmurët kronikë, veçanërisht për ata që vuajnë nga së- mundjet kardiovaskulare, diabeti, hipertensioni apo ata me sëmundje kronike të mushkërive. Anila Rexha, mjeke kardiologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3 tregon se për pacientë të tillë këshillohet bërja e një kontrolli përpara se të vijë stina e nxehtë. Shpeshherë tek këta pacientë gjatë stinës së verës bëhet e nevojshme edhe rishikimi i dozës së preparateve për shkak të dehidrimit dhe humbjes së theksuar të lëngjëve.

Si ndikojnë temperaturat e larta në sëmundjet kardiovaskulare?

Stina e verës si për një sërë patologjish, edhe për të sëmurët kronikë, padyshim që sjell një sërë problematikash. Normalisht kategoria e të sëmurëve kronikë, ku një pjesë të rëndësishme e zënë sëmundjet kardivaskulare, meriton një vlerësim të veçantë. Për të gjithë ata pacientë që kanë kaluar një infarkt, janë me diabet, kanë probleme me hipertensionin dhe sëmundje shoqëruese, ne rekomandojmë bërjen e një kontrolli përpara se të vijë stina e nxehtë. Pavarësisht faktit që ne i grupojmë në kategori (grupe) brenda grupit ka individë që janë më të riskuar, ka individë që kanë nevojë për këshilla më të detajuara, dhe normalisht ne gjithnjë themi se vlen një vizitë përpara sezonit të verës.

Cilat janë sëmundjet që përkeqësohen me të nxehtin? Temperaturat ekstreme qoftë të larta apo edhe të ftohta, janë problematike pa diskutim për të gjithë të sëmurët, e veçanërisht për ata me sëmundje kronike. Ne kemi këshilla për të gjithë popullatën, por pacientët me probleme kronike janë më të riskuar për arsye se janë nën mjekim. Duke qenë nën mjekim, stina e nxehtë bëhet shpeshherë arsye për të rishikuar dozën e preparateve me të cilën këta pacientë mjekohen për shkak të dehidrimit dhe humbjes së theksuar të lëngjëve. Na ndodh shpeshherë që vijnë pacientë e na thonë më është ulur tensioni dhe duhet të ul dozat e ilaçeve! Pa diskutim që ndodh dhe kjo, për shkak se temperaturat e nxehta favorizojnë enëzgjerimin apo vazodelitacionin në gjuhën mjekësore. Ne shikojmë që herë pas herë është e nevojshme që të ulen dozat apo numri i preparateve tek pacientët që mjekohen për hipertension, por kjo nuk është gjithmonë e nevojshme, pasi tek shumë pacientë gjendja qëndron e stabilizuar pavarësisht temperaturave të larta. Pra, këshillat që i thamë në krye të herës, janë vërtet për grupe, por brenda grupit çdo individ shfaq specifikat e veta, e rëndësishme është që ne t’i këshillojmë.Pacientët që janë me hipertension veçanërisht, duhet të jenë mjaft të kujdesshëm nga ekspozimi në orët e pikut, pasi këto lloj rrezesh përveçse janë të dëmshme për lëkurën, bëhen shkak për të provokuar tensione shumë të larta, gjendje të fikti, deri në humbje të vetëdijes sipasojë e dehidrimit.

Cilët persona janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta?

Grupet më të ndjeshme janë padyshim fëmijët dhe të moshuarit. Meqenëse unë jam mjeke e zemrës dhe ne kryesisht kemi punë me moshën e tretë apo të moshuarit, ku dhe sëmundjet kronike janë më të shpeshta dhe këta individë këshillohen absolutisht më vete, sepse secili prej kë- tyrë ka specifikat e veta. Pastaj si grupe të mëdha janë padiskutim pacientët me diabet, pacientët me hipertension, pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, pacientët e njohur për probleme të zemrës si çrregullime ritmi apo sëmundje ishemike.

Ndodh shpesh gjatë verës të dëgjojmë ‘pësoi atak kardiak në plazh’. Pse ndodh kjo?

Humbjet e jetës në mënyrë të mënjëhershme janë kryesisht për shkaqe zemre. Duke qenë kështu, është shumë e rëndë- sishme që secili të njohë shëndetin e tij, që do të thotë: nëse ne notin e këshillojmë si sport shumë të shëndetshëm, pacienti duhet të dijë dhe si të ndërveprojë me ujin. Temperatura e ujit duhet të jetë sa më e afërt me temperaturën e ambjentit, ose pacienti duhet të familjarizohet gradualisht pa filluar të notojë. Këtu kam një porosi të veçantë për pacientët që kanë kaluar një infarkt miokardi, pacientët me rrezik të lartë për të shfaqur sëmundje të enëve të gjakut, pacientët diabetikë dhe ata me një hipertension të pakontrolluar, të këshillohen patjetër me mjekun përpara se të fillojë sezoni i pushimeve apo ndryshe të notuarit, pasi vërtet noti është një sport shumë i shëndetshëm, por aq është edhe i rrezikshëm. Pra, këta janë pacientë që duhen këshilluar, mundësisht individ për individ.

Këshilla?

Në vend të parë padiskutim qëndron marrja korrekte e medikamenteve për të sëmurët kronikë dhe konsumi i ujit siç këshillohet për çdo grupmoshë, në mënyrë që veshkat të punojnë në kushte sa më optimale. Por për të sëmurët kronikë ne e theksojmë veçanërisht këtë porosi, përjashtuar të sëmurët, të cilët janë me insuficencë kardike apo pamjaftueshmëri të funksionit të zemrës, ku mjeku është pak më i detajuar në këshilla apo në konsumin e ujit. Personat e tjerë me sëmundje kronike është shumë e rëndë- sishme që rehidrimin, apo konsumin e shëndetshëm të ujit 2-3 litra veçanërisht në stinën e verës ta kenë porosi të veçantë, krahas të gjitha këshillave të tjera për një jetese të shëndetshme./shekulli

Lexo të tjera