23:47 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shëndeti juaj, varet nga ushtrimet fizike

Ritmi i shpejt i jetës moderne na shkakton stres dhe lodhje, e gjithashtu edhe mungesë kohe dhe energjie.

Ne nuk i kushtojmë mjaftueshëm vëmendje trupit dhe aktivitetit tonë fizike, e kjo shpie në pasoja të shumta – duke filluar nga kilet e tepërta e deri te sëmundjet tjera.

Është shumë vështirë t’i fillojmë ushtrimet fizike, por shëndeti dhe kualiteti i përgjithshëm i jetës duhet të jenë motiv i mjaftueshëm.

Ne flejmë pak, ushqehemi keq, dhe lëvizim shumë pak.

Trupi jonë është dizajnuar të lëvizë dhe nuk jemi krijuar për të bërë një punë që vazhdimisht na obligon të qëndrojmë ulur.

Prandaj është e rëndësishme që edhe në vendin e punës – në veçanti nëse qëndroni ulur tërë ditën – të inkorporoni pak aktivitet fizik.

Sipas ekspertëve, motivimi është hapi i parë drejt suksesit, ndërsa nuk duhet të ketë faktor më të madh të motivimit sesa shëndeti jonë, i cili detyrimisht na shpie në një jetë më kualitative.

Gjithashtu, nëse filloni të merreni me ushtrime fizike, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme pa iu përmbajtur edhe disa principeve të ushqimit të shëndetshëm.

Është e rëndësishme që të bëni ushtrime kualitative, të pushoni mjaftueshëm dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Posa t’i vëreni efektet në pamjen tuaj fizike, në lodhjen që më se ndieni dhe në shëndetin tuaj, motivi vetëm sa do të rritet dhe rruga drejt suksesit do të jetë e garantuar!