19:15 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shënimi simbolik i pavarësisë nga Ministria e Ambientit, që lidhet me njohjet e Kosovës

Në vigjilje të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ka shpalosur një aktivitet që për simbolikë ka njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“115 shtetet që njohën Pavarësinë e Kosovës, do të kenë nga një dru halor, të mbjell afër kompleksit memorial, Adem Jashari, nën të cilat bimë, do të ketë edhe një pllakat me emrin e shtetit”, tha Reshitaj.

Reshitaj gjithashtu foli edhe për disa aktivitete që ndërlidhen me 17 shkurtin.