18:26 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Shënohet viktima e 10-të nga i ftohti, humbë jetën 7 vjeçarja (Foto)

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga i ftohti që po mbretëron në Britani të Madhe.

Një 7 vjeçare ka humbur jetën, pasi një makinë ka rrëshqitur dhe e ka goditur atë, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave britanike, vajza besohet se ishte duke kaluar rrugën kur makina e goditi. Vdekja ishte deklaruar në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, sot një 75 vjeçare ka humbur jetën në makinën e saj nga i ftohti, kurse një 46 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti, transmeton Indeksonline.

Dy persona të tjerë kanë vdekur të mërkurën, ndërsa të martën 4 persona kanë humbur jetën në një aksident.

Një 52 vjeçar i pastrehë kishte vdekur në tentën e tij, pasi ishte ngrirë nga i ftohti./Indeksonline/