11:46 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shënon gol në Austri, i ngrit dy duart për 10 vjetorin e Kosovës (Foto)

Mërgim Berisha po vazhdon me formë të shkëlqyer në Bundesligan e Austrisë.

Futbollisti kosovar ka shënuar gol në fitoren e LASK Linkz 2 me 0 kundër Altach, shkruan IndeksOnline.

Madje, golin Berisha ia dedikoi 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke i ngritur dy duart lartë.

Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 66’të, pasi zëvendësoi Joao Victor, kurse në minutën e fundit të ndeshjes shënoi për 2 me 0.

Ky është goli i pestë i Berishës në këtë sezon. Shpresojmë që kosovari ta zgjedh Përfaqësuesen e Kosovës para asaj të Gjermanisë./IndeksOnline/

Temat: