19:29 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Shënonte gola si të Messit, tani ka një vit pa e shijuar fushën (Video)

Dikur shënonte gola si të Lionel Messit, tani ish-lojtari i Newcastle Unitedit, Hatem Ben Arfa nuk ka luajtur që një vit.

31-vjeçari nga Franca, u transferua në Paris Saint Germain më 1 qershor të vitit 2017. Ai bëri afro 26 paraqitje dhe shënoi 3 gola në sezonin 2016/2017, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse është mirë fizikisht, Ben Arfa nuk ka luajtur që nga 5 prilli i vitit të kaluar.

Ndeshja e fundit e tij ishte në fitoren e PSG-së kundër Avranches në Kupën e Francës më 5 prill 2017. Madje francezi shënoi dy gola dhe bëri një asistim në atë takim.

Ai edhe zyrtarisht e ka konfirmuar largimin nga skuadra franceze, por do të jetë e vështirë të rikthehet ashtu siç kishte qenë dikur kur edhe  shënonte gola si të Lionel Messit.

Kujtojmë se Ben Arfa karrierën profesionale e nisi te skuadra e Lyonit në sezonin 2004/08, pastaj u transferua në Marseille në sezonin 2008/11. Poashtu, francezi luajti edhe në Premierligë te klubet, Hull City dhe Newcastle.

Pas aventurës “shkatërruese” në PSG, e ardhmja e tij duket se do të jetë Liga Amerikane “MLS”./IndeksOnline/