14:21 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Bakllava gjigante shërbehet në shesh (Foto)

Një bakllavë gjigante ka zënë vend në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ajo është përgatitur me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qytetarë të shumtë kanë pasur rastin të marrin nga një copë të kësaj bakllave që gjithsej të gatuara ishin 4 mijë e 500 copë.

Përgatitja e ëmbëlsirë është bërë në mënyrë vullnetare nga disa qytetarë dhe është financuar nga fabrika e ëmbëlsirave ‘Missini Sweets’.

Qëllimi i organizatorëve është që të bëjnë 12 mijë të tilla në mënyrë që të arrijnë të thyejnë rekordin e librit ‘Guinnes’ të cilin e mban Turqia./Indeksonline/