22:15 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sherifi e nisi i pari refuzimin e dekoratave të Thaçit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi çdo vitë ndan dekorata për personalitete të ndryshme.

Por, si rrallëherë për një president ai është refuzuar nga disa personalitete.

Por, kush e nisi i pari refuzimin e dekoratave.

Pikërisht, një ish bashkëpartiak i tij. Sekretari i Nismës dhe shefi i Grupit parlamentar të këtij subjekti, Bilall Sherifi pati refuzuar vitin e kaluar dekoratën nga i pari i vendit, Hashim Thaçi. Vet ai kishte dhënë arsyetimin pse po e bën një veprim të tillë.

Refuzimi i presidentit nuk përfundoi më kaq pasi këtë vit atë e refuzuan edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe së fundmi Rexhep Qosja./Indeksonline/