20:32 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sherifi: Nisma ia bën kourumin opozitës kur t’i ketë në sallë të gjithë deputetët

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se ata janë të interesuar t’ua bëjnë opozitës kuorumin, mirëpo vetëm atëherë kur ata të kenë gjithë deputetët e tyre në sallë.

Sipas Sherifit, opozita nuk i ka gjithë deputet e saj në sallë, prandaj Nisma nuk do ua kompensojë edhe ata deputet që i mungojnë atyre.

“Opozita ka mungesë edhe të deputetëve të saj në sallë. Kur ata t’i kenë 58 deputetët e vet brenda në sallë,atëherë Nisma do marrë pjesë që t’ua bëj 61 deputetë sa ju duhen për të vazhduar seancën, pasi 58 deputetë i ka opozita dhe 62 mazhoranca. Mirëpo, ne nuk do ua kompensojmë deputetët e tyre që mungojnë, pasi një gjë të tillë nuk e meritojnë. Ata nuk kanë qenë korrekt as në mënyrë se si i janë qasë propozimit të Qeverisë, dhe nuk kanë marrë pjesë në debate, por kanë bërë lufte me mjete të ulëta”, ka thënë Sherifi.

Më tej ai ka shtuar se për Nismën, çështja e qeverisjes së përditshme është e ndarë nga dialogu.

“Çështjen e dialogut e trajtojmë si çështje nacionale, dhe çështjen e qeverisjes së përditshme e trajtojmë ndryshe. Këto dy gjëra duhet të shihen ndaras nga të gjithë”, ka shtuar ai./Indeksonline/