23:40 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sherri për Modric, Reali e denoncon Interin në UEFA

Luka Modric duket të jetë “mollë sherri” mes Real Madridit e Interit. Interesimi i vazhdueshëm i skuadrës italiane për yllin kroate dhe format e fshehta të tentativave për blerje, kanë shtyer skuadrën spanjolle që ta denoncojë Interin në UEFA.

Reali në denoncim ka përmendur disa sjellje të cilat i quan të paligjshme nga ana e skuadrës italiane.

Pavarësisht refuzimeve të vaazhdueshme, Interi thuhet se ka kontaktuar lojtarin, agjentin e tij, duke mos respektuar vendimin e Real Madridit.

Nesër është dita e fundit e transferimeve në futbollin italian, që do të thotë se shpresat e Interit për blerjen e Modric po vdesin ngadalë./Indeksonline/