10:11 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Sheshi është i qytetarëve mos na e uzurponi!

Shkruan: Shemsi Jashari

Komuna e Podujevës ka publikuar një thirrje për shprehje interesi, aplikim për të interesuarit për marrjen me qira në shfrytëzim të hapësirave publike në komunën e Podujevës, me datë 03.04.2018. Në shikim të parë gjithçka duket në rregull dhe në këtë shpallje dhe brenda rregullativës ligjore, por duke parë si është trajtuar vitin e kaluar hapësira publike, na bënë të besojmë se e njëjta do të ndodhë edhe këtë vit.

Vitin e kaluar sheshi i vetëm i qytetit të Podujevës, u uzurpua për qëllime biznesi duke u hapur restaurant dhe duke e bërë pushimin në sheshin e qytetit me para për secilin që donte të pushonte pak! E njëjta rregullore dhe e njëjta procedurë ishte zhvilluar e vitin e kaluar.

Edhe pse thirrja specifikon se vetëm hapsirat para lokaleve mund të jepen me qira, në një paragraf tjetër thotë se: Citoj- “Dhe të gjithë të interesuarit tjerë për shfrytëzim të përkohshëm të hapësirave publike në qytet”, vitin që shkojë e shfrytëzuan këtë arsyetim dhe na lan pa shesh tërë verën.

qenë se tek ne kemi një qytetari pasive e tëra kaloi me një reagim nga ne si anëtarë të shoqërisë civile, por mungoi reagimi qytetarë sidomos atyre që jetojnë në qytet dhe që më së shumti iu takon.

Këtë vit, duam të ju bëjmë me dije se nuk duhet të ndodh situatë e njëjtë, duhet të reagohet me kohë dhe të mos lejohet që hapësira për shfrytëzim publik, të shfrytëzohet për biznes privat dhe në këtë çështje duhet të jemi bashkë dhe të vendosur.

Pushteti komunal nuk duhet të marrë guximin të tallet me qytetarin llapjan, ngase është zgjedhur me vota për ti shërbyer qytetarëve dhe jo të dëmtoj ata.

Ne duhet ta monitorojmë gjatë gjithë kohës këtë proces dhe të reagojmë më kohë në mënyrë që të parandalojmë një shkelje të radhës.

(Autori është Drejtor Ekzekutiv “Demokracia Fillon Këtu”)

Temat: