23:30 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Shevchenko: Nëse Messi vazhdon kështu, Barça do të jetë kampione e Evropës

Shevchenko ishte i përzgjedhuri për të tërhequr goglat në shortin e Ligës së Kampionëve në Nyon.

Mundo Deportivo e konsideron si një njeri me fat për Barcelonën, pasi këta të fundit do të takohen me Romën në cerekfinale.

Pas shortit, Sheva u intervistua shkurt nga MD. Ish sulmuesi i Milanit duket që ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Messit në ndeshjën ndaj Chelsea.

“Nëse Messin luan ashtu sic bëri të mërkurën, Barca do të jetë kampione e Evropës në këtë sezon. Ky Messi është i pandalshëm, tashmë e kemi parë kundër Chelsea, është në një nivel shumë të lartë” , deklaroi futbollisti i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2004. /IndeksOnline/