21:56 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018

Shfaqet fotografia gjigante e Ledri Vulës në Qeveri: Lavdi dëshmorëve (Foto/Video)

Ka nisur koncerti i madh në sheshin kryesor në kryeqytet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë koncert që janë mbledhur qindra qytetarë do të performoi këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ndërsa para saj në skenë për të perfomuar doli reperi Ledri Vula, shkruan Indeksonline.

Reperi i talentuar solli disa nga hitet më të dëgjuara të tij, ndërsa erdhi Live.


Një nga të veçantat e perfomancës së tij ishte edhe befasia që përgatiti pikërisht për këtë koncert. Ai u shfaq me një bluzë në të cilën ishte emblema e UÇK-së, ndërsa në shpinë shkruhej: Thank You USA.

E më pas në objektin e Qeverisë së Kosovës u shpalos një fotografi gjigante e Ledrit e ku shkruhej:

Lavdi dëshmorëve!

Temat: